Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku protagonistë janë bërë disa adoleshentë.
Sipas mediave italiane, një 16-vjeçar se bashku me të dashurën e tij kanë humbur jetën tragjikisht pasi janë përfshirë në një aksident me makinën që djali kishte marrë fshehurazi të atit. I mituri nuk kishte patent dhe kishte marrë makinën pa i treguar familjes për të shëtitur me të dashurën dhe dy miq të tyre.
Paraprakisht ka qenë babai i 16-vjeçarit që ka bërë denoncimin në polici se i kishin marrë makinën nga garazhi, pa e ditur se këtë gjë e kishte bërë i biri. Të rinjtë u gjetën nga policia pas aksidentit tragjik që u kishte marrë jetën, ndërsa mundën të shpëtonin dy pasagjerët e tjerë.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërsa hetimet po vazhdojnë dhe së pari janë marrë në pyetje dy të mbijetuarit, bashkëmoshatarë të djalit.