Kujdes! Fatura e energjisë në shtëpinë tuaj ”kap majat” çdo muaj, ja 7 pajisjet që duhet të keni parasysh

Për të kontribuar në rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale por edhe për të kursyer energji elektrike, atëherë duhet ta nisni nga shtpia juaj.

 Priz.al ju rrendit disa mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi:

Ndryshoni llambat e zakonshme duke vendosni llamba ekologjike

Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Llambat fluoreshente konsumojnë pak energji dhe janë 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit

Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.

Frigoriferi

Ky elektroshtepiak është një nga konsumatoret më të medhenj të energjise.

Prandaj keshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, kini parasysh diçka: sa më i madh frigoriferi, aq me shumë harxhon.

Kondicioneri

Këshillohet që, në verë, temperatura e tij të qendrojë stabel në 25 grade Celsius, kurse në dimer temperatura perfekte është 20 grade Celsius. Gjatë verës keshillohet që të përdoret edhe freskuesja, në mënyrë që ajri i ftohtë të shpërndahet në të gjithë dhomën.

Dushi

Instaloni nje kokë dushi të vogel: sa më i ulet presioni aq më pak ujë të ngrohte harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji.

Televizori

TV Plazma janë konsumatoret me të mëdhenj të energjisë, prandaj nese doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qendron edhe tek madhesia, prandaj midis nje 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin.

Kompjuteri

Fikeni kompjuterin nëse nuk do e përdorni për më shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Ndërroje desktop-in per nje lap-top, sepse harxhon më pak energji.

Kurseni energjinë kur gatuani

Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme

Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni.

Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe para të vlefshme.

Sytë te etiketa

Përpara se të blini një elektroshtepiake të re, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *