Nis votimi, rreth 3.6 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote

Këtë mëngjes ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Ky proces do të zgjasë deri në orën 19:00. Qytetarët do të zgjedhin 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm mes rreth 1,800 kandidatëve nga 12 parti politike ose koalicione dhe kandidatë të pavarur.

KQZ ka njoftuar se janë shpërndarë materialet në të gjitha qendrat e votimit në administrim të 28 KZAZ-ve. Sipas të dhënave janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote ku 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra. 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Mësohet se 5,199 është numri i qendrave të votimit në të gjithë vendin që do të presin votuesit, ndërkohë do të jenë në gatishmëri 5427 policë në zgjedhje, kurse repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *