VIDEO/ “Digjet” në 3 minuta, raundi i parë për votimin e Presidentit të ri, asnjë kandidat

Dështon raundi i parë në Parlament për votimin e Presidentit të ri. Kjo seancë e sotme ezaurohet me zero kandidatë pasi nuk ka asnjë të propozuar nga të dyja palët.

Raporti i miratuar sot në Komisionin e Ligjeve do të prezantohet nga deputetja Klodilda Bushka.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca nuk çoi asnjë emër kandidati për president në raundin e parë, duke i hapur rrugën opozitës, por edhe këto të fundit nuk u dakordësuan.

Me djegien e votimit të parë, konferenca e kryetarëve do te përcaktoje datën për raundin e dytë. Zgjedhja e Presidentit kalon në 5 raunde në Kuvend.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *