Dështimi i seancës së parë për Presidentin e ri, Alibeaj: Mazhoranca se ka legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit

Pas përfundimit të seancës së parë formale për zgjedhjen e Presidentit të ri, në ambientet e jashtme të Kuvendit për mediat është ndalur të flasë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enekelejd Alibeaj.

Sipas tij, mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e vetme.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Është një fatkeqësi që raundi i parë mbaron në 5 minuta. Kuptohet se cfarë qëndron pas kësaj. Ne bëmë detyrimin tonë, që të merrnim pjesë në këtë proces. Arsyetimi është i thjeshtë, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin.

Qëndrimi ynë është i qartë, ne kemi bërë një deklaratë që ja kemi cuar edhe mazhorancës. Nëse duam të zgjedhim presidentin e të gjithë shqiptarëve duhet të kemi një proces konsensual.

Ka kuptim që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para që ai të zgjidhet në mënyrë konsensuale.

Ne kemi qenë në pritje të qëndrimit që mazhoranca do të mbante ndaj qëndrimit tonë. Ne propozojmë që të zgjidhjet në tre raundet e para, propozimi të jetë i yni që mos ti hedhë hi syve. Ne jemi në pritje të qëndrimit të tyre. Propozimi të jetë i jonë, por pa përjashtuar palë.

Nuk do të duhet një proces i tillë, kam një emër me jep një emër. Ne kemi një sërë kriteresh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *