Berisha takim në Kukës: Kemi një qeveri të ofërt me Beogradin, por jo me Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Në fjalën e tij nga Kukesi, Berisha tha se PD është detyruar të kalojë përmes një procesi të vështirë, por është drejt Rithemelimit të bazuar në votën e lirë të demokratëve.

“Mafia e Geogre Soros kërkon që t’i emërojë kryetarin e saj Partisë Demokratike, ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë. Ne ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë në shpejti procesin e Rithemelimit të PD-së të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin tuaj të lirë, të bazuar në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë djersitur, kanë punuar, kanë ëndërruar dhe sakrifikuar më shumë se kombet e tjera.

Ku jemi sot ne? A nuk kemi një qeveri që është shumë më e afërt me qeverinë e Beogradit se sa me atë të Kosovës. A nuk kemi ne një qeveri e cila rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi? A nuk kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama, kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama nuk lë fjalë të mirë pa thënë për të që të nxjerrë të keq Albin Kuritn.

Berisha u shpreh se Rama shkelmon interesin e çdo shqiptari. Ai solli në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. 51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute më 12 maj. Berisha e cilëson aktin më të shëmtuar dhe më antishqiptarin rrëzimin e rezolutës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *