Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka votuar pak minuta pas orës 07:00, ora zyrtare e hapjes së qendrave të votimit. Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit, të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5.
Pas votimit, në një prononcim për mediat, ai ka dhënë një mesazh të shkurtër dhe më tej ka përshëndetur me dy gishta.
“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, deklaroi Meta.