Kundërshtar i papritur në merkato për Barcelonën, klubi i Premier League “josh” Lewandowskin

Robert Lewandowski e ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm kërkon të shijojë një aventurë të re, edhe pse i ka mbetur ende një vit kontratë me Bayern Munich. Për momentin, drejtuesit e klubit gjerman po bëjnë rezistencë ndërsa kërkojnë të respektojnë kontratën me sulmuesin deri në ditën e fundit.

Megjithatë, dëshira e polakut pritet të kalojë në plan të parë ndërsa Lewandowski është synimi kryesor i Barcelonës për sulmin. Katalanasit synojnë të rimëkëmben dhe të bëhen kompetitivë për të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ri dhe kontributi i 33-vjeçarit të Bayern Munich cilësohet si vendimtar.

Mirëpo, blaugranët nuk janë ekipi i vetëm që ka nevojë për shërbimet e sulmuesit dhe që do të tentojë ta joshë lojtarin. Së fundmi, Chelsea pas zhgënjimit që mban emrin e Lukakut, po kërkon një sulmues që garanton gola.

Trajneri Thomas Tuchel është një admirues i Lewandowskit dhe pronarët e rinj të anglezëve që janë aktualisht në pritje të qeverisë britanike për të ushtruar të plotë pushtetin te Chelsea, do të mendojnë t’i bëjnë një dhuratë teknikut gjerman. Tashmë, Barcelona është e paralajmëruar dhe i duhet të tregohet më e shpejtë se londinezët nëse nuk duan të humbasin një profil që e vëzhgojnë prej kohësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *