Procesi për zgjedhjet e brendshme në PS, Rama: Administrata nuk do të jetë më në influencën e partisë

Partia Socialiste ka hapur ditën e hënë procesin për zgjedhjet e reja të kryetarëve socialistë në 61 bashki.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, paralajmëroi kryetarët e rinj të PS që do të zgjidhen në 61 Bashkitë e vendit që mos e shohin më administratën si copë të tyre.

Sipas kryeministrit Edi Rama, kryetarët e partive duhet të ndahen nga mendësia e vjetër, ku e shohin çdo vend të administratës si të tyrin.

 

Ai tha se ka ardhur koha që sot që kryetarët e partive të jenë më pranë komunitetit, jo të kujtohen vetëm kur shkon deputeti i zonës apo kryetari i Bashkisë.

“Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjeshtë e natyrës organizative por e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh, dhe mbase në do të bie në përsëritje, por për mua është shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolituzuar ashtu siç duhet, persona që puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit forcës ton politike në qeveri apo nivelin vendor, fokusohen tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë nuk jam në punë, kush u fut në punë, kjo është një pasojë e një periudhe të gjatë kohe, por e cila duhet adresuar.

Sigurisht që PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse në një pjesë të madhe kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrjes, deri në kohën kur morëm detyrën, për hir të vërtetës e ka patur edhe pasi morëm detyrën, për shkak të aleatit që kishim në koalicion, por edhe për faktin që duke parë rrushi rrushin piqej. Ne kemi larguar nga duart e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, infermierëve dhe infermiereve, sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë e njëjtë me rastet e tjera, patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht prej disa vitesh tani më kjo është histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie, ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhje për të vazhduar të njëjtin avaz e bën edhe më të pakuptimtë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve që ju ka ngelur ora po atje.

Por është edhe ana tjetër për pasjen në territor të kryetarëve të partive që i përgjigjen kryetarëve të Bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme apo në kundërshti, por është e kotë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë ndryshe. Ne na duhen kryetarë partie që janë të gatshëm të përballen me njerëzit, dhe për të mos e pritur përballen me njerëzit kur vjen deputeti, apo kur vjen fushata elektorale, se në të gjitha rastet është deputeti apo kryetari bashkisë apo e gjithë forca politike në fushatë”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *