Ibsen Elezi takim me demokratët e Beratit: Duke mos patur debat, shpesh herë është abuzuar me votën brenda PD

Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi ka zhvilluar një takim me demokratët e Beratit të cilëve u ka kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet që pritet të mbahen në datën 22 maj.

Elezi tha ndër të tjera se duhet të kishte pasur njëdebat mes kandidatëve për kreun e partisë Demokratike dhe se vetëm kjodo tëçonte në vlerësimin e kandidaturave.

Mes të tjerash, Elezi përsëriti edhe fenomenin e abuzimit me votën brenda partisë Demokratike.

“U premtua debati sepse ishte element i rëndësishëm që e kërkonim brenda partisë. Ne nuk e kërkojmë debatin vetëm si një mollë sherri brenda partisë. Nëse dy persona vijnë dhe debatojnë mes tyre mbi pikëpamjet e tyre atëherë debati është një mjet që çon në vlerësimin e tyre.

Nëse ndodh ndryshe atëherë zgjidhet një person të cilit nuk ia di vlerën. Unë kam kërkuar gjithë këto muaj që debati të futet si mjet në proces dhe njerëzve t’u jepet kohë e mjaftueshme të dalin para strukturave dhe të debatojnë.

Ka ndodhur një fenomen që duke mos pasur një debat dhe garë serioze shpesh herë është abuzuar me votën dhe kjo nuk është hamendësi e imja por deklarim publik dhe dokumenta publike”, u shpreh Elezi ndër të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *