Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se duhet të hapen negociata për Shqipërinë.
Në një deklaratë pas takimit Borell theksi se procedurat për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen pa përfunduar presidenca franceze e BE-së.
“Ne duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze: situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Rusinë”.-tha Borell.
Ndërkohë ai komentoi edhe qëndrimin e vendeve ballkanine ndaj luftës në Rusi ku theksoi se asnjë shtet kandidat për në BE nuk mund të kenë lidhje me Putinin.
“Ne presim që kandidatët, partnerët tanë, të përafrohen me politikën tonë të jashtme. Është e qartë për mua, si Përfaqësues i Lartë dhe për shumë kolegë të mi në Këshillin e Punëve të Jashtme, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është e vërtetë. më shumë kompatibile me ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët me BE-në. Dy gjërat nuk përputhen në të njëjtën kohë”. -tha ai.
Borrell gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u përafruar në rrugëtimin europian.
“Serbia do të duhet të përafrohet me politikën tonë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të aplikojë sanksione kundër Rusisë.”- shtoi Borell.
Për herë të parë sot, gjashtë ministra të jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ftuan të jenë pjesë e Këshillit të rregullt zyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Tema e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon. Ndërkohë që Borell do të shtorjë edhe një darkë pune me zyrtarët e rajonit.