Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.
Teksa të gjithë fansat prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.
Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.