U takua në Hollandë me drejtoreshën e Europolit, Nano: Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin

Në selinë e Europol, në Holandë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvillur një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle.

Takimi ka pasur në vëmendje prezantim pas marrjes së detyrës nga z. Nano, si dhe pas riemërimit të znj. De Bolle, në mandatin e saj të dytë.

De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, dhe krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter. Duke e uruar zotin Nano, për detyrën e rëndësishme në krye të Policisë së Shtetit, znj. De Bolle i ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Europol.

“Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike”, tha Nano.

Nano ndër të tjera i siguroi Bolle se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Sakaq, në këtë takim fokus ka qenë edhe:

  • Forcimi i marrëdhënieve dhe kontributi që Policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të BE-së.
  • Rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *