Mbante armë zjarri pa leje në lokal, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Një 19-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi mbante me vete nj pistoletë me municion luftarak si dhe organizonte me anë të programeve lotari të palejuara.

Shtetasi me iniciale A.Ç., akuzohet veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sakaq, në kërkim është shpallur edhe pronari ilokalit, shtetasi me iniciale E.M., pasi e kishte punësuar në mënyrë të paligjëshme 19-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Kavajë.

Goditet dhe një rast i organizimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në lokal, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Black”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Ç., 19 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *