Deputetja Grida Duma ka folur në lidhje me presidentin në Konferencën e Kryetarëve.
Duma ka akuzuar mazhorancën se ka mandatet e vjedhura edhe se votimi duhet të bëhet në bazë të standardit të kandidatit të PD-së.
“Nuk ju ka përjashtuar njeri nga procesi, jepjani kandidatin opozitës, shkoni votojeni, hidheni poshtë e pastaj nisni raundet tuaja vete me kandidatin tuaj. Që në të bëjmë fasadë, sa më përket mua ju e harroni, kaq sa e keni zgjatur është tepri dhe farsë.
Unë madje ec me logjikën mos ta shpejtojmë, bëjeni këtë të enjte seancën, po të doni mos e votoni. Ju i keni mandatet e vjedhura, votoni standardin e kandidatit tonë, ne rast të kundër merrni ato mandatet tuaja që i keni në xhep”, tha ajo.