Zgjedhjet 2021/ Rama dhe Basha votojnë në të njëjtin orar në Tiranë

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Basha do të votojnë në orën 09:00. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të votojë në orën 09:00 në qëndrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8. Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama do të votojë në një qendër në Dajt, në ZAZ nr. 30.

Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve, do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Përpos subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti, dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *