Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke sulmuar edhe Enkelejd Alibeajn.
Duma tha se Alibeaj gjithçka po e bën për protagonizëm personal.
“Mazhoranca ka të drejtën në raundet e fundit, që të kalojë me votat e veta, me 71 deputetë. Shqetësimi im është ky, që ne nuk duhet ti lejojmë një mazhorance, që nuk e ka legjitimitetin, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme qe jepni ne.
Ka disa individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal. Opozita duhet t’i kërkojë mazhorancës, që të votojë kandidatët e tyre, dhe nëse ata nuk e votojnë ata ta mbajnë në kurrizin e tyre. Nuk ka nevojë që të zgjatet kaq shumë procesi, politika që nuk prodhon asgjë është politika e fasadës, nuk duhet të hyjmë në këtë proces”, u shpreh Duma.