Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e kryetarëve për presidentin.
Tabaku tha se afatet i vendos mazhoranca, ndaj sipas saj nuk duhet vazhduar diskutimi.
“Para 3 javësh thashë që nuk ka legjitimitet e të gjithë hidhen, zoti Balla me kaq pak vite unë nuk kam asnje iluzion që PS lë pushtet. Kam qenë këtu 9 vite dhe nuk kam dilemë se ju jeni të gatshëm të kapni çdo lloj pushteti në vend. A t’i diskutojmë parimet apo të bëjmë lojë kungulleshash, afatet i vini ju, nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë diskutimin.
Unë ndihem e keqardhur që opozita ulet këtu, do të ishte më normale të takoheshim njëherë më njëri tjetrin. Vazhdoni siç e keni në plan por nëse doni që opozita të jetë pjesë e procesit ateherë e keni një propozim, aq sa jemi ulur në këtë tryezë jemi ulur të detyruar për të qenë anëtarë të kësaj konference për të diskutuar kalendarin”, tha ajo.