Teksa sot po mbahet procesi gjyqësor kundër Erjon Alibejt, i pandehuri Xhuljano Hoxha ka shprehur vullnetin një seance më herët për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Burime për median bëjnë me dije se, pavarësisht këtij pretendimi, ende nuk e ka marrë statusin e të penduarit.
Kujtojmë se në këtë proces mban statusin e të penduarit të drejtësisë Euglen Halili, Erjon Alibej, Halili dhe Hoxha, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Alibej, dyshohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të dhjetë ditëve në korrik të vitit 2020.
Dosja
Nga hetimet rezulton se Erjon Alibej urdhëroi vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, të cilët i akuzonte për përfshirje në ekzekutimin e vëllait të tij, Endritit, dhjetorin e 2018-ës. Në masakrën e ndodhur në Bradashesh mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk. Dyshimet janë se shënjestra ishte Endrit Alibej, i skeduar në fushën e trafikut të drogërave të forta.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik të këtij viti. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan, që thuhet se e kanë zanafillën tek prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale./ballkanweb