“Masa e dytë e sigurisë, cenim i të drejtave”, avokati e ish-ministrit Koka: Ska pse të pendohet, persona të tjerë po kërkojnë…

Avokati e ish-ministrit Lefter Koka, i cili qëndron pas hekurave, ka kundërshtuar me anë të një deklarate për median, për faktin që të jepet një masë e dytë sigurie nga gjykata.

I pyetur nëse Koka po tenton të kthehet nga SPAK si bashkëpunëtor i drejtësisë, avokati tha se klienti i tij nuk ka pse ta bëjë këtë gjë.

“Në rastin konkret kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata kërkuar nga Prokuroria, që është e pazakontë për ne. Është cënim i të drejtave të njeriut. Shpresoj që të ketë reflektim. bashkohem mendimit që këto dy masa i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar. Vendimi i gjykatës shpallet për shkak të kompeksitetit. Do të shpallet nesër në orën 10:00. Kushtet janë më të lehtësuara. Gjykata do vlerësojë se prokurori a i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim të tillë sa i takon pretendimit për çështjen e korrupsionit. Po ashtu dhe rreziku i ikjes është i pamundur”, tha avokati.

A ka marrë Koka statusin e bashkëpunëtorit?

Avokati: Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masëss ë parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por të persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *