Ndërkombëtarët ndjekin nga afër zgjedhjet/ Yuri Kim zbarkon në Shkodër, Soreca në Elbasan

Për të monitoruar nga afër procesin e votimit, bëhet me dije se ambasadorët ndërkombëtarë janë shpërndarë në disa prej qarqeve më problematike. Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të ndjekë procesin në Shkodër. Ajo do të shikojë zhvillimet në Qendrën e Votimit “28 Nëntori”, dhe në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një komunikim për mediat.

Ndërsa i dërguari i Bashkimit Europian, Luigi Soreca do të ndjekë zhvillimet në Elbasan, dhe do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.

Rrjeti ENEMO (Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), IEOM (Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve) do të jenë në terren në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *