Policia e Shkodrës pas disa orësh patrullimi ka evidentuar rastet e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.
Për pasojë ka pezulluar pezulluar 63 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 8 muaj, shoqëruar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe heqje nga 8 deri në 13 pikë, nga leja e drejtimit.
Gjithashtu janë vendosur 112 masa administrative, nga 4000 deri në 6000 lekë të rinj, për shpejtësi mbi 20 km/h, mbi limitin e lejuar.
Njoftimi:
Makina inteligjente dhe radari automatik, prej disa orësh në qarkun Shkodër.
→Të skanuara, nga makina inteligjente, mjete që qarkullonin me shpejtësi:
٠nga 100 km/h deri në 150 km/h, në aksin rrugor Shkodër –Hani i Hotit;
٠nga 80 km/h deri në 116 km/h, në Bushat, Shkodër
→Si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente dhe radarëve automatikë:
٠janë pezulluar 63 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 8 muaj, shoqëruar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe heqje nga 8 deri në 13 pikë, nga leja e drejtimit.
٠janë vendosur 112 masa administrative, nga 4000 deri në 6000 lekë të rinj, për shpejtësi mbi 20 km/h, mbi limitin e lejuar.
Në vijim të kontrolleve intensive qe Policia Rrugore ka nisur në të gjithë vendin, falë mjeteve logjistike bashkëkohore që tashmë ajo ka në përdorim, gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Shkodër, ka ushtruar kontrolle në qarkun Shkodër.
→Makina inteligjente ka skanuar mjete që lëviznin me shpejtësi që arrinte deri në 150 km/h, në një aks rrugor që lejon qarkullimin me shpejtësi maksimale 80 km/h. Ky aks rrugor është cilësuar “Njollë e zezë”, si pasojë e aksidenteve të ndodhura më parë, aty.
→Radari automatik, i vendosur në Bushat, Shkodër, në një tjetër aks rrugor të cilësuar “Njollë e zezë”, ka skanuar mjete që lëviznin me shpejtësi deri në 116 km/h, ku tabela lejon qarkullimin me shpejtësi maksimale 60 km/h.
Kontrollet intensive po vijojnë, me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore dhe me radarët automatikë, në të gjithë vendin.
Makina inteligjente do të zhvendoset në një qark tjetër, gjatë ditës së sotme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.