Një ngjarje e rëndë ka ndhodhur në Tiranë, ku një 48-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga djali i saj.
Bëhet e ditur nga policia se shtetasi A.P.,21-vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike te fqinji i tyre, shtetasi F.Sh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi asaj një shumë parash, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Në pranga edhe një shtetas tjetër, që i shiste lëndë narkotike 21-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”;
– F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.