Mbrëmjen e djeshme në “Allianz Stadium” ku u luajt dhe një nga ndeshjet më të forta në Seria A mes Juventusit dhe Lazios për këtë sezon, pasi në këtë takim dy nga lojtarët kryesorë të bardhezinjve Paolo Dybala dhe Giorgio Chiellini u përshëndetën me publikun e tyre, pasi mbrëmë zbritën në fushë për herë të fundit me fanellën bardhezi.
Por përveç kësaj në stadium edhe diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, pasi në tribunë kryesore u pa edhe lojtari i Milan, Rafael Leao, i cili ndoqi nga afër takimin me Juventusit dhe Lazios.
Shumë tifozë filluan të “ëndërronin” se mos ndoshta kjo është një shenjë se Leao do të transferohet në Torino gjatë merkatos së verës, por jo, nuk është kjo arsyeja e prezencës së lojtarit kuqezi në “Allianz
Sipas Daniele Longo të “Calciomercato.com”, Leao ishte i ftuar në stadium nga miku i tij Kean. Italiani u aktivizua në pjesën e dytë kundër Lazios mbrëmë, por nuk arriti të gjente rrjetën.
Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, me 14 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në vitin 2024, por kuqezinjtë tashmë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026.
Leao era ospite del suo amico Moise Kean. Nessun ✈️ mentale
— Daniele Longo (@86_longo) May 16, 2022