Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Dhërmi. Bëhet e ditur se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një ka rënë në greminë.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa mësohet se shoferi i betonieres që është në greminë është lënduar në këmbë. Ai është hedhur nga mjeti teksa ishte në lëvizje, për të shmangur një ngjarje fatale.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të aksidentit, në zonën e Dhërmiut, për të sqaruar rrethanat e saj. Ndërkohë, dje në Vlorë ka ndodhur një aksident i rëndë, në zonën e bypassit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri i kamionit.