Meta bën veprimin e papritur, lë pa fjalë gazetarin në lidhje LIVE. Zbulon pse ngriti dy gishtat pas votimit

Gazetari Sokol Balla ka marrë mëngjesin e sotëm kreun e shtetit Ilir Meta me kamera, teksa ishte LIVE në studion e lajmeve në “News 24”. Pas votimit, presidenti Meta pati një bisedë tejet të shkurtër me gazetarin Balla, ku dhe dha mesazhet e radhës.

Ai tha se dy gishtat që bëri teksa votoi, janë një tregues për dy marsin e një viti më parë, ku presidenti zhvilloi një manifestim mbarëkombëtar në Tiranë. Meta u shpreh se procesi deri më tani po ecën shkëlqyeshëm, sepse dhe presidenti është në krye të detyrës.

PJESË NGA BISEDA: 

Meta: Si të kam? Na lidhe live ë? E po mirë. Koli procesi po ecën shkëlqyeshëm. Dy gishtat për mua janë 2 marsi. Me qetësi si tha edhe Ruçi.

Sokol Balla: Presidenca ka dërguar komisionerë në 3 qarqe, pse?

Meta: Jo nuk presim të ketë situata, se presidenti është në krye të detyrës. Ja shiko, jam në zyrë. Sot qetësi, dashuri dhe vendosmëri për Shqipërinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *