Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar mbi caktimin e gjyqtares Elona Toro për shqyrtimin e ankimimit të Alibeajt, për vendimin e dhënë nga Agron Zhukri mbi kuvendin e 11 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Twitter” Bardhi tha se Berisha duhet ti jepte fund hipokrizisë duke njohur vetëm vendimet e gjykatave që i interesonin atij personalisht.
Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.
Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.