Ekipi i Tiranës ka nisur nga puna për të ndërtuar një skuadër të re për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit mesa duket kanë hedhur grepat për te kapiteni i Vllaznisë.
Lojtari që luan me ekipin e shkodranëve, Erdenis Gurishta, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e kryeqytetasve, por problem mbetet kontrata e futbollistit me kuqeblutë.
Sipas “Newsport.al” raportohet se lojtari dhe drejtuesit e Tiranës kanë pasur një bisedë telefonike mes tyre, në të cilët Vllaznia ka ndërhyrë pasi klubi kuqeblu për të lënë lojtarin të lirë kërkojnë plot 100 mijë euro.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes dy klubeve dhe lojtarit, nëse ky i fundit do të ndryshojë ambient apo do t’i qëndrojë besnik skuadrës së Vllazninsë.