Një betoniere është përplasur me një kamion mesditen e sotme në Dhërmi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në atë zonë.
Bëhet e ditur se nga aksidenti është plagosur shoferi i betonieres, i cili ka marrë plagë në këmbë pas hedhjes nga mjeti.
Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë.
Njoftimi i Policisë:
Shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.