Pas reagimit të ashpër që pati kundrejt deklaratave të Agim Doçit, pak ditë më parë, Alban Ramosaj së fundmi është tallur publikisht me poetin dhe tekstshkruesin nëpërmjet disa postimeve që ai ka hedhura në Instagram.
Këngetari publikoi në Instastory një fragment të intervistës të poetit ku thoshte se Alban Ramosaj duhet të konkurojë për Kosovën në Eurovision.
Kujtojmë se Doçi deklaroi se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.
Në reagimin e tij Albani e cilësoi deklaratën e Doçit si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi. Ai përmendi përfaqësimin e Rona Nishliut në Eurovision e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë. “Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbylli shkrimin Albani.