Sekretari I Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan së drejtues politik në qarkun e Lezhës do të jetë Ulsi Manja duke zëvendësuar Klosin.
Për Klosin, Gjiknuri shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të PS-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ.
Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.
Postimi i Damian Gjiknurit:
Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku