Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim ditën e sotme për autoritetet dhe për rritjen e kriminalitetit në Nikël. E ftuar në emisionin “Open” Lala tha se në këto vende shteti duhet të ndërhyjë patjetër, psai në këto zona do ketë atentate e rrëmbime.
Lala ka shtuar se pas çdo ngarkese që kapet me drogë policia ka një të vrarë.
“Nëse nuk ndërhyn në Lezhë dhe në Nikël shteti, ka për të pasur përplasje të forta, nuk kanë për tu ndalur rrëmbimet, vrasjet e atentateve mafioze. Nuk kemi pse të ulemi ne dhe të diskutojmë, e keni parë që pas çdo kapje të një ngarkese, kemi pasur një të vrarë. Autoritetet duhet të ndërhyjnë patjetër,”- tha Lala.