Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit. I buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, ai ka votuar në qendrën në çerdhen nr 13, në njësinë 8 në Tiranë. Basha është paraqitur disa minuta para orës 09:00 dhe ka pritur radhën si të gjithë qytetarët e tjerë, për të hedhur votën e tij. Më pas është identifikuar dhe regjistruar nga komisionerët.

Teksa ka hedhur votën në kuti, Basha ka përshëndetur me dy gishtat lart. Në një mesazh të shkurtër për mediat, ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë masivisht, për një të ardhme më të mirë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është ditë historike, është dita kur kemi fuqinë për fëmijët tuaj, për familjen tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni të votoni masivisht, sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. I bëj thirrje dilni masivisht, kjo është dita e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *