SHBA nxjerr programin “bomb” për të siguruar prova për krime lufte që po kryen Rusia ndaj Ukrainës

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur ditën e sotme nisjen e një programi të ri “për të kapur, analizuar dhe vënë gjerësisht në dispozicion prova të krimeve të luftës të kryera nga Rusia dhe mizorive të tjera në Ukrainë”.

Programi, i quajtur Observatori i Konflikteve, “përfshin dokumentacionin, verifikimin dhe shpërndarjen e provave me burim të hapur në lidhje me veprimet e forcave ruse gjatë luftës brutale të iniciuar nga Presidenti Putin”.

“Observatori i Konflikteve do të analizojë dhe ruajë informacionin e disponueshëm publikisht duke përfshirë imazhet satelitore dhe informacionin e shpërndarë nëpërmjet mediave sociale, në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare, për përdorim në mekanizmat e llogaridhënies në vazhdim dhe në të ardhmen. Kjo përfshin mbajtjen e procedurave rigoroze për proceset e ardhshme ligjore civile dhe penale nën juridiksionet e duhura”, shkruhet në njoftimin e DASH.

DASH ndër të tjera ka shpjeguar se ky është një bashkëpunim me kompaninë lider të sistemeve të informacionit gjeografik, Laboratorit Humanitar të Kërkimit të Universitetit Yale, Iniciativës së Shpëtimit Kulturor Smithsonian dhe PlanetScape Ai”, dhe “qeverisë së SHBA-së duke kontribuar me imazhe satelitore. Si dhe  pret që organizatat partnere ndërkombëtare t’i bashkohen programit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *