Presidenti/ PS dhe PD ulen sot “kokë për kokë” në tryezë para kamerave

Opozita dhe maxhoranca do të ulen sot për të biseduar për presidentin e ri.

Mësohet se negociatat do të nisin në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit para kamerave, ashtu sikurse kërkoi Enkelejd Alibeaj ditën e djeshme tek mbledhja e Kryetarëve.

Duke qenë se raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.

Që takimi i sotëm të jetë para kamerave u dakordësua dje mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

“Kërkova pjesëmarrjen e domosdoshme tuajën për të parë se si ecën çështja. I kam kërkuar vetëm një gjë, çdo diskutim për qëndrimin tonë që nesër në orën 10:00 jeni të ftuar për të parë qëndrimin që kemi mbajtur ne si grup parlamentar. Po të lexoni me kujdes platformën është e logjikshme, ku thuhet të ketë një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Të kemi një proces parlamentar që të përçojë dëshirat e shqiptareve e për qytetarin e parë të shqiptarëve”, tha dje Alibeaj, pas takimit me Taulant Ballën.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *