Dalja nga rruga e automjetit tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të, ndërkohë që fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.
Postimi i Plotë:
Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa!
Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lënë gjurmë te secili prej nesh.
Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges.