Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e 29-vjeçarit Eraldo Dervishi, i cili shantazhonte me disa video komprometuese një vajzë nga Brazili.
Burime për median bëjnë me dije se i riu dhe 19-vjeçarja nga Brazili ishin njohur në rrjetet sociale dhe më pas vajza kishte vendosur që të vinte në Shqipëri që për t’u takuar me Dervishin.
Pas kësaj njohje, e reja nisi që t’i dërgonte video intime 29-vjeçarit, ndërsa ky i fundit e shantazhonte atë.
Mësohet se Dervishi i kishte marrë vajzës pasaportën, ndërsa në këmbim të saj i kërkonte që t’i jepte një shumë lekësh. Duke qenë në këtë situatë, vajza i është drejtuar policisë, ku ka bërë denoncimin për rastin në fjalë dhe ka rrëfyer historinë e shantazhi.