Meta niset drejt Elbasanit, ja çfarë njofton Presidenca

Pasi ka votuar, presidenti Ilir Meta është nisur drejt Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet. Burime nga Presidenca njoftojnë se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në Elbasan.

Vlen të theksohet fakti se Elbasani është një nga zonat më të nxehta zgjedhore, ku gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri, ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.

Sot Meta votoi në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

“Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Europë”, tha presidenti Ilir Meta.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *