Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 72-vjeçar.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.T., 37 vjeç ka aksidentuar me motomjetin e tij në afërsitë kryqësimit shtetain H.B.
Ende nuk dihet për gjendjen e 72-vjeçarit, por momentalisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.
Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.