Këshilli i Integimit, Balla i prerë: SPAK të hetojë non gratën e Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën.

Sipas këtij të fundit, SPAK duhet të kërkojë  dokumentet nga SHBA, ku ish-kryeministri është shpallur non grata për korrupsion.

“Ruani qetësinë se kjo është fjalë ë rëndësishme që kemi detyrim ndaj shqiptarëve. SHBA është partneri strategjik dhe duhet t’i marrin seriozisht dokument e SHBA. Sali Berisha është përfshirë në vepra korruptive, shpërdorim detyre për të pasuruara aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë propcedim penal? I ka çuar ndonjë letër porosi SHBA-ve t’i pyesë. Kredibiliteti ynë dhe këtu po e mbyll këtu kryetare, natyrshëm vura këtë sepse një non gratë tjetër është hetuar nga prokuroria. Kemi rastin e ish prokurorit të përgjithshëm dhe është bërë puna. Në këtë këndvështrim unë mendoj se ky raportim duhet të jetë konkret jo me ato diskutimet që jemi të gjithë dakord”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *