Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj jep detaje: Përmbyllet në vjeshtë, po ndërtojmë 167 shkolla

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka folur rreth një vendim që lidhet me procesin e rindërtimit.

Në një deklaratë për mediat Ahmetaj tha se do të ndërtohen 137 shkolla, ku 37 shkolla do të jenë për Tiranën.

Ndër të tjera pohoi se procesi është në përfundim, ku më pas dovazhdohet me Kombinatin dhe 5 Majin.

“Janë një sërë vendimesh që financojnë ndërtimin e njësive individuale në Kavajë, Krujë, në të njëjtën kohë. Tani do të ndërtohen me faza projektet arsimore. Po ndërtojmë 167 shkolla, në Tiranë janë 37 shkolla. Numri është rekord dhe shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet do të shkojë në 1.2 miliardë dollarë e përputhur me vlerësimin e njësive ndërkombëtare.

Në Tiranë, shkojnë 190 kompani në procesin e rindërtimit, ky është projekti i investimeve publike më unik, me efekte të drejtpërdrejta te qytetarët. Nuk besoj se do të ketë një program tjetër me pjesëmarrje kaq të gjerë të kompanive në këtë proces. Jemi në pothuajse në përfundim të rindërtimit, pastaj kemi Kombinatin dhe 5 Majin.”, tha Ahmetaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *