SPAK të hetojë 21 janarin dhe Gërdecin, Kraja “i mbyll gojën” Ballës: Ligjet i keni miratuar vetë, ne i zbatojmë!

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK-ut Arben Kraja është shprehur se nuk do të japë asnjë përgjigje, pyetjeve në lidhje me kërkesat e bëra nga Taulant Balla.

Kultojmë se Balla ka kërkuar të zhvillohen hetime për ngjarjen e 21 janarit dhe Gërdecin.

Ndërsa, Kraja ka preferuar të shprehet se ja ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim.

“Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *