Kapet duke fotografuar votën, komisionerët raportojnë rastin në polici

Dy persona janë kapur duke fotografuar votën, duke shkaktuar pezullimin e votimit për pak minuta në 2 qendra votimi. Fillimisht në një qendër votimi në Vlorë një person është kapur me celular, duke bërë që sekretarja e QV të pezullojë për 20 min votimin. Ndërkohë që në fshatin Dhoksat, bashkia Gjirokastër është kapur një person duke fotografuar votën.

Abcnews.al ka raportuar se qytetari që ka fotografuar votën është Afrim Seferi, i cili u raportua në polici nga komisionerët. Kreu u Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e djeshme deklaroi se asnjë person nuk do të lejohet me telefon në qendrat e votimit, për të shmangur në këtë mënyrë fotografimin e votës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *