Këngëtari legjendar Kozma Dushi ka rrënë pre e një “kamera e fshehtë” ditën e djeshme.
Një histori aspak e zakontë ku një burrë në moshë në çastet e fundit të jetës shpreh dëshirën të takojë Kozma Dushin, i njohur ndryshe si Komi, ka bërë që ky i fundit të shfaqet në rrethana që nuk e kemi parë ndonjëherë më parë.
Historia vazhdon më tej ku djali i të sëmurit e telefonin dhe i sqaron situatën se Komi, nuk heziton aspak të takojë fansin e tij në “shtratin e vdekjes”.
Sapo takohen pacienti i lë amanetin e tij të fundit Komit, duke i kërkuar që ditën që do të vdesë këngëtari i njohur t’i këndojë këngën “Eja o shoku ynë”, dhe sapo lë amanetin “ndërron” jetë.
Në këtë situatë, Kozma Dushi shfaq dhe anën e tij njerëzore por dhe besnikërinë ndaj fansit, duke shkuar në banesë dhe të këndojë këngën mbi arkmort, duke bërë mrekullinë dhe rikthen në jetë të vdekurin.