Lezhë/ Kontrolle intensive, Policia Rrugore në 16 orë pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente dhe radarë automatikë në 16 orë monitorim në qarkun e Lezhës, ka pezulluar deri më tani 87 leje drejtimi dhe ka marrë masa për qindra shoferë.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar këtë herë 16 orë qarkun e Lezhës, përkatësisht në akset Lezhë – Shëngjin, Lezhë – Shkodër dhe Lezhë – Fushë Krujë. Monitorimi prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit ka konstatuar 648 automjete të cilat qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si rezultat, janë pezulluar 87 leje drejtimi, për periudha që variojnë nga 1 deri në 11 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 8000 deri në 23.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 8 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit;

٠janë ndëshkuar 118 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 79 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 18.000 deri në 36.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 87 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 35.000 deri në 54.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 6000 deri në 17.000 lekë të rinj.

Sakaq gjatë ditës së sotme makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *