Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër në orën 11:00, një seancë publike për të dhënë vendimet mbi denoncimet e bëra sa i përket shkeljeve administrative të bëra në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Do të merren vendimet për denoncimet e bëra sa i takon shkeljeve që ministra, kryetarë bashkie apo drejtues të ndryshëm të administratës shtetërore i kanë kryer në bashkitë Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Njoftimi i Plotë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:
Ditën e enjte, datë 19.05.2022, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjevenë sallën e mbledhjeve të KQZ-së, zhvillon seancën publike me këtë rend dite:
Për shpalljen e vendimit “Për shqyrtimin e denoncimit të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike”, ndaj bashkisë Rrogozhinë”, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”;
Për shpalljen e vendimit “Për shqyrtimin e denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës z. Pirro Vengu, Kryetarit të Bashkisë Durrës zj. Emiriana Sako, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit z. Klevis Hysa dhe Rektorit të Univeristetit “Aleksandër Moisiu” Durrës zj. Kseanela Sotirofski, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”;
Për shpalljen e vendimit “Për shqyrtimin e denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj zj. Eriselda Sefa, Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zj. Ogerta Manastirliu, Drejtorit të Spitalit “Ihsan Çabeja”, Lushnjë z. Perin Vogli dhe Bashkisë Lushnjë”, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”;
Për shpalljen e vendimit “Për shqyrtimin e denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj Bashkisë Shkodër, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”;
“Për shqyrtimin e denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj kandidatit për Kryetar Bashkie Rrogozhinë z. Edison Memolla, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave z. Arben Ahmetaj, Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Etjen Xhafaj dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”;
“Për shqyrtimin e denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë z. Edison Memolla, Drejtorisë Rajonale Arsimore Durrës, Zyrës Vendore Arsimore Rrogozhinë dhe Qendrës Kulturore “Haxhi Memolla”.