Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi shkallën e Parë duke dhënë kështu dënimin për personat e operacionit “Limit”
Kujtojmë se Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, rreth dy vite më parë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me autoritetet greke.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Dënimet:
Sokol Mesini 10 vite
Enkeledi Sadik 8 vite
Kristo Cobaj 8 vite
Hysni Sadik 6 vite
Bektash Zenel 6 vite
Andrea Caca 9.4 vite
Besjan Zenel 8 vite
Bilbil Shqalsi 8 vite
Eljon Jaho 8 vite
Emiljano Kalemi 8 vite
Aleksander Pepi 8 vite
Festim Çorbaxhi 8 vite
Gjergji Muke 3.4 vite
Romeo Tare 3.4 vite
Rexhep Pipek 8 vite
Personat e lartpermendur akuzohen per “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet për këte ceshtje zgjatën gati 3 vite. Gjatë periudhës së hetimit 2016- 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpëmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë kkëto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjs të narkotikëve