Gjatë një interviste për Top Talk, kreu i Partisë Republikane në cilësinë e Kreut të Aleancës për ndyshim është shprehur se ka diskutuar me kreun e PAA Agron Dukën, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për President.
”Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të kriujuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, është shprehur Mediu.