Disa minuta më parë është shënuar një incident në qendrën e votimit në Libonik, në qytetin e Korçës. Komisionerët e Partisë Demokratike janë përplasur verbalisht me ata të Partisë Socialiste, e kjo ka sjellë dhe pezullimin e votimit.
Komisionerët e PD-së pretendojnë se jashtë qendrës së votimit, po qëndrojnë elementë të administratës publike, të cilët po iu bëjnë presion votuesve. Ndërkaq pritet vendimi i KQZ, lidhur me vijimin e procesit. Komisionerët e PD-së kanë marrë vulat dhe janë larguar.