Bënte namin në Fier, zbulohet servisi që shiste makina të vjedhura

Një 54-vjeçar me inicialet T.M ështrë proceduar penalisht pasi në servisin e tij shiste automjete të vjedhura në vende të Bashkimit Evropian. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 54-vjeçari është proceruar penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike’, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”. Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi T. M., 54 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *